Të paktën 13 persona të vrarë pas operacionit amerikan në Siri

03/02/2022 11:37

Forcat speciale amerikane kanë përndjekur xhihadistë të rangut të lartë gjatë bastisjeve në veriperëndim të Sirisë të enjten, duke lënë të vdekur 13 persona.

Pentagoni e ka përshkruar këtë operacion si të “suksesshëm”.

Operacioni besohet se është më i madhi i këtij lloji që kanë kryer forcat amerikane në rajonin Idlib – të kontrolluar nga xhihadistët – prej vitit 2019, kur është vrarë lideri i grupit militant, Shteti Islamik (IS), Abu Bakr al-Baghdadi.

Shënjestrat e operacionit të kryer në qytezën Atme, i cili sipas banorëve ka zgjatur për dy orë, nuk dihen ende.

Disa banorë kanë thënë se forcat amerikane nuk kanë pasur cak operativë të IS-it, por pjesëtarë të grupit xhihadist, Al-Kaida.

“Operacioni special amerikan, nën kontrollin e Komandës Qendrore të SHBA-së ka kryer një mision kundër-terrorizmit në veriperëndim të Sirisë”, ka thënë Kirby.

“Misioni ka qenë i suksesshëm. Nuk ka viktima”, ka thënë ai, pa ofruar hollësi shtesë.

Vëzhguesi Sirian për të Drejta të Njeriut ka thënë se shtatë civilë kanë qenë në mesin e 13 personave të vrarë në operacion.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA