Dy të rinj janë vënë nën prangat e policisë në Pogradec.
Bëhet fjalë per shtetasit A. Xh., 23 vjeç dhe L. I., 22 vjeç, teksa këta dy të fundit gjatë mbrëmjes së datës 1 shkurt, në gjendje të dehur kanë dëmtuar me shkelma pasqyrat e 42 mjeteve të parkuara në rrugë dhe xhamat e vetratave dhe një pajisje në katër subjekte private.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Prishja e qetësisë publike” kryer në bashkëpunim, të shtetasve A. Xh., 23 vjeç dhe L. I., 22 vjeç, banues në Pogradec.
Arrestimi i tyre u bë pasi, mbrëmjen e datës 01.02.2022, këta shtetas në gjendje të dehur, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjet nr. 1, 2, 3 dhe 4, në Pogradec, kanë dëmtuar me shkelma, pasqyrat e 42 automjeteve të parkuara në rrugë, si edhe xhamat e vetratave dhe një pajisjeje, në katër subjekte private”, njofton policia.
Top Channel