Maqedonia e Veriut ka shënuar 1.715 raste të reja me COVID pas 4.811 testeve të kryera.
Nga numri total i rasteve të reja 1715, janë regjistruar 240 riinfektime dhe një riinfektim i dytë.
Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 2.057 pacientë të shëruar nga koronavirusi.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 20 humbje jete : 7 të vdekur nga Shkupi (58, 70, 70, 74, 76, 82 dhe 87), 2 të vdekur nga Manastiri (77 dhe 81) dhe nga një i vdekur nga Velesi (59), Gjevgjeli (81), Kavadar (64), Kumanovë (66), Negotinë (63), Ohër (57), Resnjë (82), Sveti Nikollë (73), Strugë (68), Tetovë (66) dhe Shtip (66).
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vend që nga fillimi i epidemisë është 274.144, numri i të shëruarve 251.688, numri i të vdekurve ka arritur në 8.494, ndërsa numri i rasteve aktive 13.962.
Top Channel