
Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi se Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi, i cilësuar si “udhëheqësi” i Isis në Siri është vrarë.
Aksioni u krye nga forcat speciale amerikane në veriperëndim të Sirisë. “Falë aftësisë dhe guximit të forcave tona të armatosura, ne kemi eliminuar Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë. Ndërsa Biden njoftoi se do të mbajë një fjalim para kombit për për këtë ngjarje
Bastisja u krye nga rreth njëzet ushtarë të forcave speciale amerikane, të cilët mbërritën në bordin e helikopterëve.
Sipas rindërtimit të bërë nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, forcat amerikane “rrethuan një ndërtesë dykatëshe, duke kërkuar nga njerëzit brenda të dilnin dhe të dorëzoheshin”.
Operacioni kujton atë të kryer në tetor 2019, që çoi në vrasjen e liderit të atëhershëm të ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi.
Top Channel