Dritan Brama është koreografi që qëndroi gati një muaj brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe që prej fillimit shpikati me karakterin e tij të veçantë.
I sinqertë si gjithnjë, u tregua dhe sot në intervistën që dha për “Ftesë në 5”. I pyetur nga moderatorja nëse brenda shtëpisë ka pasur ndonjë romancë që publiku jashtë nuk e ka kuptuar, ish-konkurrenti u përgjigj:
“Nuk besoj, si dash që jam mua nuk më shpëtojnë gjërat. Por dyshoj p.sh. për Egzonën. Erdhi dhe iu qep Donaldit këmba këmbës. Rrinte gjithë kohës me të. Thashë gjithë kjo shoqëri pas ikjes së Triksës”.
Egzona, që po ashtu është eliminuar nga shtëpia më e famshme e momentit krijoi miqësi dhe afrimitet me Donaldin që në ditët e para të hyrjes në shtëpi.
Top Channel