PD miraton kandidatët për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit

03/02/2022 21:49

Partia Demokratike ka emëruar kandidatët e gjashtë bashkive që do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme vendore më 6 mars.

Kryesia e PD-së ka vendosur të emërojë propozimet që bënë degët për gjashtë bashki, ndërsa për bashkinë Dibër propozimi erdhi nga baza.

Në Shkodër do të jetë Xhemal Bushati, në Durrës Luan Hoti, Lushnjë Indrit Sefa, Vorë Ymer Marku, Dibër Luan Haka dhe Rrogozhinë Ferdinand Saraçi.

Indrit Sefa aktualisht mban postin e Sekretarit për Çështjet Ligjore dhe Vendore në PD. Sapo ka marrë mbështetjen e kryesisë së degës së Lushnjes, Sefa u shpreh se do te punojë për qytetarët dhe sfida e tij është me ata, për t’i ofruar një  qeverisje vendore e cilësore. Kurse Ymer Marku ka mbajtur postin e drejtuesit të Bërxullës.

Shkodër, Xhemal Bushati,

Durrës, Luan Hoti,

Lushnjë, Indrit Sefa,

Vorë, Ymer Marku

Rrogozhinë,  Ferdinand Saraçi

Dibër, Luan Haka.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekretoi 6 marsin si datën e zgjedhjeve të pjesshme në bashkitë e Shkodrës, Durrësit, Dibrës, Vorës, Rrogozhinës dhe Lushnjes.

Bashkia Shkodër është prej vitit 2019 pa kryetar të ri, pasi fituesi i zgjedhjeve, Valdrin Pjetri i Partisë Socialiste, e humbi mandatin për shkak të ligjit të dekriminalizimit, pasi kishte të fshehur një dënim në të shkuarën. Detyrën e ushtron kryetarja e vjetër e bashkisë, Voltana Ademi.

Edhe bashkia e Vorës mbeti pa kryetar pasi Agim Kajmaku u bë subjekt i ligjit të dekriminalizimit. Në bashkinë Rrogozhinë ndërroi jetë kryebashkiaku Haxhi Memolla, ndërsa  kryetari i Bashkisë Dibër, Dionis Imeraj, dha dorëheqjen pasi garoi për deputet në listën e PS-së.

Bashkia e Durrësit mbeti gjithashtu pa kryetar pas dorëheqjes në dhjetor 2019 të Valbona Sakos. Bashkia e fundit që mbeti pa kryetar është ajo e Lushnjës në korrik 2021, kur kryetari Fatos Tushe u shkarkua nga Kryeministri pasi u arrestua për korrupsion nga SPAK.

Këto zgjedhje u mbajtën në një situatë konfliktuale politike, pasi opozita vendosi t’i bojkotojë ato, ndërsa vetë presidenti i kishte anuluar me dekret.

Para caktimit të datës ai u konsultua me kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili tha se presidenti ka shkelur Kushtetutën për shumë kohë për këtë çështje.

Partia Demokratike nuk u thirr për konsultime nga presidenti, ndërkohë që shpallja e zgjedhjeve vjen në një moment kur partia më e madhe e opozitës është e përçarë.

Kërkesa e LSI-së dhe ish-kryeministrit Sali Berisha për koalicionin e emërtuar “Shtëpia e Lirisë” do të shqyrtohet nesër nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA