Liverpool arriti akordin me Fulham në lidhje me Fabio Carvalho, për shumën e 8 milionë paundëve. Zyrtarizimi mungoi, pasi nuk u plotësua brenda afateve kohore dokumentacioni i transferimit.

Për mesfushorin ofensiv interesohen edhe Borussia Dortmund e Sevilla, dhe “The Reds” po punojnë për të firmosur me të. Edhe pse 19-vjeçari nuk mund të regjistrohet si lojtar i Liverpool, ESPN raporton se bisedimet me Fulham vazhdojnë. Lojtarit me origjinë portugeze i përfundon kontrata në fund të sezonit.

Rregullat e FA i japin të drejtë Fulhamit të marrë kompensim nëse largohet nga klubi me transferim të lirë, pasi e ka zhvilluar 19-vjeçarin për shtatë vjet.

Kjo shifër do të jetë 500,000 paund nëse ai shkon në një klub jashtë Anglisë, por më e lartë nëse ai kalon në Liverpool ose një ekip tjetër në Premier League, me shumë që do të përcaktohet nga një gjykatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA