Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se numri i ushtarëve që Rusia ka dislokuar brenda dhe përreth Ukrainës është mbi 100 mijë dhe se kemi parë që në dy ditët e fundit ka dërguar forca të konsiderueshme ushtarake në Bjellorusi.
Stoltenberg u takua me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në selinë e NATO-s në Bruksel.
Duke folur për mediat pas takimit, Stoltenberg tha se ngritja ushtarake e Rusisë në dhe rreth Ukrainës vazhdon. “Numri i ushtarëve që Rusia ka vendosur brenda dhe përreth Ukrainës është mbi 100 mijë dhe se kemi parë që në dy ditët e fundit ka dërguar forca të konsiderueshme ushtarake në Bjellorusi”, theksoi ai.
Duke theksuar se grumbullimi ushtarak është më i madhi që ka bërë Rusia që nga fundi i Luftës së Ftohtë, Stoltenberg njoftoi se përfshin elementë të tillë si rreth 30 mijë trupa ushtarake, forca të operacioneve speciale, avionë luftarakë përfshirë sistemet e mbrojtjes SU 35 dhe S 400.
“Njoftimi i SHBA-së dje se do të vendosë forca shtesë në Gjermani, Poloni dhe Rumani është një demonstrim i fortë i angazhimit të saj ndaj sigurisë së përbashkët”, tha Stoltenberg.
Kovaçevski gjithashtu i bëri thirrje Rusisë për dialog dhe deeskalim dhe tha se ata janë të përkushtuar për integritetin territorial të Ukrainës.
Top Channel