Mississippi bëhet shteti i 37-të që legalizoi përdorimin mjekësor të marihuanës, duke mundësuar një formë të re të trajtimit të dhimbjes për banorët që vuajnë nga një sërë kushtesh të rënda shëndetësore.
Sipas ligjit të sapo nënshkruar, pacientët mund të marrin rreth 100 gramë kanabis në muaj, ose 3.5 gram në ditë.
Pacientët duhet të diagnostikohen nga një profesionist i licencuar i kujdesit shëndetësor duke plotësuar kushtet kualifikuese në mënyrë që të marrin një recetë për marihuanën mjekësore, raporton nypost.
Kushtet përfshijnë kancerin, sëmundjen e Parkinsonit, sëmundjen e Huntingtonit, distrofinë muskulare, Alzheimerin, autizmin, çrregullimin e stresit post-traumatik dhe dëmtimet e rënda, raporton Telegrafi.
Kanabisi mund të përshkruhet gjithashtu për “gjendjen e dhimbjes në të cilën shkaku i dhimbjes nuk mund të hiqet ose trajtohet ndryshe … dhe në të cilën asnjë lehtësim ose shërim i shkakut të dhimbjes nuk është i mundur”.
Legalizimi i marihuanës mjekësore në Misisipi vjen pasi votuesit në shtet miratuan me shumicë dërrmuese një masë votimi për të krijuar një program kanabisi mjekësor në nëntor të vitit 2020.
Por masa e mëparshme u zhvlerësua kur Gjykata e Lartë e shtetit rrëzoi të gjithë procesin e nismës së votimit të shtetit.
Top Channel