Një 31-vjeçar nga Korça është vënë nën prangat e policisë për veprën panele ‘Mashtrimi’.
Bëhet fjalë për shtetasin K.A., i cili dyshohet se duke u prezantuar si punonjës i SHÇBA i ka marrë disa herë shuma monetare shtetasit A.D., me profesion fotograf.
I riu e ka mashtruar shtetasin A.D., duke i marrë 152.000 lekë me pretendimin se do ta favorizonte për të fituar një tender për shërbimet fotografike, që kryen struktura e SHÇBA.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Mashtrimi”, të shtetasit K. A., 31 vjeç, banues në Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi, dyshohet se ky shtetas nëpërmjet mashtrimit dhe duke u prezantuar si punonjës i SHÇBA Korçë, i ka marrë disa herë, në shuma të ndryshme, shtetasit A. D., me profesion fotograf, shumën prej 152.000 lekë, duke i premtuar se do ta favorizonte këtë të fundit, për të fituar një tender për shërbimet fotografike, që kryen struktura e lartpërmendur”, njofton policia.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel