Futbollisti Aleksandër Llambi ka humbur jetën në fushë gjatë ndeshjes Iliupoli-Artemidha një ditë më parë.
Në pamje duket momenti kur në vendngjarje ka mbërritur ambulanca për të dërguar të riun në spital, ndërsa të pranishmit duken të shqetësuar për gjendjen e tij.
Kur u dërgua në spital, u konfirmua vdekja e tij.
Ekspertiza e kryer mbi trupin e 21 vjeçarit tregoi dëmtime ne aortën qendrore të zemrës.
Sipas një komunikate të ekipit Iliupoli, 21 vjeçari humbi ndjenjat dhe u rrëzua në fushë,vetëm 5 minuta pasi nisi ndeshja Iliupoli-Ermionidha,e vlefshme për eleminatoret e kategorisë së tretë të kampionatit helen.
Federata Greke shprehu ngushëllimet dhe kërkoi sqarime lidhur me rrethanat e vdekjes së 21 vjeçarit.
Aleksandros Llambi ishte thirrur prej ekipit të shpresave të Greqisë dhe vlerësohej pozitivisht prej kritikëve të sportit.
Top Channel