Shtëpia britanike e ankandeve Sotheby’s ka nxjerrë në ankand diamantin e zi më të madh në botë.

Diamanti i zi 555,55 karat i emërtuar “Enigma”, do të jetë në ankand online në datat 3-9 shkurt.

Mendohet të jetë formuar kur një asteroid u përplas me tokën 2,6 deri në 3,8 miliardë vjet më parë dhe përfshin osbornitin, mineral i gjendur në meteorite.

“Enigma”, me vlerë 800 karat në formë të papërpunuar kur u ble nga pronari aktual në vitet 1990, mori formën e saj përfundimtare pas tre vitesh përpunimi.

E prerë në formë palme sipas frymëzimit nga Lindja e Mesme, “Enigma” pritet të gjejë blerës për rreth 3-5 milionë sterlina.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA