Belgjikë, 10 vite burg për personat që dhunojnë kafshët

03/02/2022 19:07
Cute brown puppy looking at camera.

Personat që dhunojnë kafshët do të përballen me 10 vite burg në Belgjikë.

Parlamenti i Belgjikës miratoi projektligjin që rrit dënimin me burg për abuzim me kafshët në 10 vjet dhe gjobën deri në 1.6 milionë euro.

Qeveria e rajonit flamand dëshiron që të rritet edhe më shumë dënimi me burg deri në 18 muaj dhe gjobë nga 16 mijë deri në 100 mijë euro në rast të keqtrajtimit të përsëritur.

Me propozimin e pranuar nga parlamenti, personat që neglizhojnë ose keqtrajtojnë me dashje kafshët mund të gjobiten deri në 800 mijë euro dhe të dënohen me burgim deri në 5 vjet nëse kryejnë këto krime për herë të parë.

Nëse fajtorët kanë vepruar në këtë mënyrë në 5 vitet e fundit, gjoba mund të jetë deri në 1.6 milionë euro dhe dënimi me burg deri në 10 vjet.

Vendet e punës që konstatohet se kanë abuzuar me kafshë mund të mbyllen për periudha të caktuara ose për një kohë të pacaktuar.

Paratë e mbledhura nga gjobat do të përdoren për kujdesin dhe mbrojtjen e kafshëve apo kërkimin shkencor përmes fushatave ndërgjegjësuese të kafshëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA