“S’ka republikë serbe në Kosovë”/ Escobar dhe Lajcak: Marrëveshjet duhet të zbatohen

02/02/2022 15:30

Në përmbyllje të vizitës në Kosovë emisarët e Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve i dhanë edhe një herë mbështetje Kosovës sa i përket Asociacionit të Komunave Serbe.

Miroslav Lajçak tha se në Kosovë nuk do të ketë një republikë të dytë serbe.

“Kosova është palë e barabartë në dialog, Kosova ka 50% të të drejtës së fjalës që nënkupton se asgjë nuk mund t’i imponohet pa marrëveshje. E dëgjoj shpesh që thuhet se nuk e duam një republikë të dytë serbe, besoj se e kemi bërë shumë të qartë se askush nuk e do një republikë të dytë serbe në Kosovë”.

Ndërkaq, i dërguari i SHBA-së, Gabriel Escobar tha se modelet e asociacionit duhet të diskutohen mes palëve.

“Ajo çka kam thënë kur kam deklaruar se ekzistojnë modele të ndryshme për krijimin e asociacionit është se ekzistojnë modele që nuk dëmtojnë sovranitetin apo funksionalitetin e Kosovës”.

Kjo nënkuptoi që marrëveshja e arritur në 2013 për Bashkësinë e Komunave serbe duhet të bëhet. Megjithatë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, teksa thotë që kanë dhënë propozime në Bruksel.

Ne kemi dhënë propozimet tona në takimet që kemi pasur në Bruksel dhe jemi konstruktiv për bisedimet e ardhshme në dialogun që zhvillohet, i lehtësuar apo ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Lajçak dhe Escobar të mërkurën takuan edhe ambasadorët e QUINT-it dhe filluan vizitën në Serbi.

Top Channel