Pas reshjeve të dëborës që përfshinë disa qarqe të Shqipërisë, sot në Kukës është situata e motit më e qetë, e shoqëruar me erë.

Nga informacionet e marra nga terreni rezulton se rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht.

Nga kontraktorët është punuar gjatë gjithë kohës për pastrimin e inerteve dhe gurëve, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të rrugëve.

Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të kalueshme, përveç rrugës që lidh Nj.Ad Arrën me rrugën nacionale.

Ndërsa furnizimi me ujë të pijshëm dhe energji elektrike është normal në të gjithë qarkun e Kukësit. Deri në këto momente nuk është raportuar ndonjë problematikë emergjente.

Top Channel