Lotari të palejuara, drogë, dhunë dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur, arrestohen pesë persona

02/02/2022 14:13

Policia e Lushnjes ka vënë në pranga shtetasit G. C., 44 vjeç dhe T. A., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shtetasit G. C., u gjet dhe u sekuestrua një aparat celular me të cilin dyshohet se të dy këta shtetas ushtronin aktivitetin e paligjshëm të organizimit të lotarive të palejuara.

Ndërkaq, u arrestua edhe shtetasi S. C., 36 vjeç, pasi në lagjen “Skënder Libohova”, Lushnjë, është kapur nga shërbimet e Policisë me një sasi të vogël lëndë narkotike cannabis sativa.

Policia procedoi penalisht shtetasin L. P., 56 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

G. I., 47 vjeç, banues në Lushnjë pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” në gjendje të dehur.

A. T., 43 vjeç, banues në Fier, pasi në afërsi të qafës së Koshovicës, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” në gjendje të dehur, është përfshirë në një aksident rrugor me dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel