Rastet kur brenda qelive zbulohen sende të jashtëligjshme, nuk janë të panjohura në burgjet e vendit tonë. Vetëm në 24 orët e fundit, një operacion i Forcave Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në IEVP-të, Peqin, Korçë dhe Elbasan ka zbuluar disa playstation të përshtatur për komunikim dhe lëndë narkotike.
Mësohet se operacioni ku kanë qenë të përfshirë tetë grupe operacionale është kryer në datën 1-2 shkurt në tre burgje të vendit.
Janë kontrolluar 11 dhoma në IEVP Elbasan në Godinën A dhe B, 13 dhoma në IEVP Peqin dhe 14 dhoma në IEVP Korçë.
Në përfundim të kontrollit janë konstatuar këto sende të ndaluara:
Një orë e dyshuar si celular, dy playstation të dyshuar që përdoren si mjete komunikimi, dy qese plastike me pluhur të bardhë dyshuar për substanca narkotike.
Materialet i janë dorëzuar për vazhdimin e veprimeve hetimore oficerëve të SHKKB dhe Sektorit të Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë Elbasan.
Top Channel