Jeff Bezos paguan $150 milionë për të shkruar emrin në muzeumin e astronautëve pasi shkoi 1 herë në hapësirë (fotot)

02/02/2022 16:34

Milioneri themelues i rrjetit Amazon do të ketë emrin e tij të gdhendur në disa vendndodhje të muzeumeve amerikanë të hapësirës ‘Smithsonian’s Air and Space Museum’, megjithse ka qenë vetëm në një mision nënorbital në hapësirë qershorin që shkoi.

Sipas kushteve të marrëveshjes së raportuara nga rrjeti MarketWatch, themeluesi i Amazon do të ketë emrin e tij në qendrën e re ‘Bezos Learning Center’ dhe disa vendndodhje të tjera të muzeumit për afro 50 vjet prej donacioni të tij, që besohet se është nga më të mëdhenjtë ndonjëherë.

Planet për ndërtimin e qendrës $130 milionëshe ‘Bezos Learning Centre’ u njoftuan verën e kaluar ndërsa mësohet se $70 milionë të tjera do të dhurohen nga Bezos, për rinovimin e Muzeumit të Ajrit dhe Hapësirës në Uashington DC.

Emri i Bezos do të nisë të përdoret menjëherë nga qendrat Smithsonian edhe pse impjanti i ri nuk do të jetë ende gati për disa kohë.

Kompania hapësinore e Bezos ‘Blue Origin’u ngrit në hapësirë rreth 80 km në qiell vitin që shkoi.

Por kjo mund mund të krahasohet me kompaninë rivale SpaceX, e cila tashmë dërgon rregullisht astronautë dhe ngarkesa në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor.

Themeluesi i SpaceX, miliarderi Elon Musk përdor këtë fakt shpesh për të vënë në lojë Bezos.

FOTO GALERI
2/4
Ai ka qenë vetëm në një mision nënorbital në hapësirë qershorin që shkoi por ka paguar 150 milione ne donacione

Top Channel