E rëndë në Tiranë, 34-vjeçari përfundon në spital. Dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit

02/02/2022 14:44

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë në rrugën “Niko Avrami”.

Një 34-vjeçar i identifikuar me inicialet R.Ç., i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit.

Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel