Një 39-vjeçar i identifikuar si A.H., është vënë në prangat e policisë së Tiranës për 5 raste të vjedhjeve në biznese të ndryshme dhe qendra tregtare.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Elektroniks”, u arrestuar 39-vjeçari i dënuar më parë për vjedhje, dhe i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 3, po për këtë vepër penale.

Ky person, në kohë dhe në vende të ndryshme, dyshohet ka kryer vjedhje në biznese në zona të ndryshme të Tiranës. Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi A. H. është autor i 5 rasteve të vjedhjeve të laptopëve në biznese të ndryshme, konkretisht:

– Më datë 21.01.2022, në rrugën ”Luigj Gurakuqi”, dyshohet se ka vjedhur një laptop në një dyqan;

– Më datë 24.01.2022, në rrugën ”Luigj Gurakuqi”, dyshohet se ka vjedhur një laptop në një dyqan;

– Më datë 24.01.2022, në rrugën ”Xhanfize Keko”, dyshohet se ka vjedhur një laptop në një dyqan;

– Më datë 26.01.2022, dyshohet se ka vjedhur një laptop në një qendër tregtare;

– Më datë 27.01.2022, në Rrugën e Durrësit, dyshohet se ka vjedhur një laptop në një dyqan.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar katër laptopë dhe veshje që dyshohet se autori i përdorte për kryerjen e vjedhjeve.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel