Aksident në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, përplasen dy makina. Përfundojnë në spital pasagjerët

02/02/2022 13:15
Foto ilustruese

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në aksin rrugor Elbasan-Cërrik në fshatin Thanë.

Rreth orës 09:45, një automjet tip “Reno”  me drejtues shtetasin G. R., 32 vjeç banues në Gramsh, është përplasur me automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin F. I., 55 vjeç banues në Gramsh.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar pasagjerët në mjetin tip ” Opel” , shtetasi A. C., 49 vjeç dhe shtetasja Z. T.,67 vjeçe banues në Gramsh, të cilët ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel