Aksident i rëndë në Indi, treni me pasagjerë përplaset me atë të mallrave, 11 viktima dhe dhjetëra të plagosur
Më shumë se 200 mijë tonë mbetje mjekësore, kryesisht plastike, janë grumbulluar në mbarë botën si rezultat i pandemisë së koronavirusit, deklaroi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh).
Sipas vlerësimeve të OBSh-së, miliarda vaksina që nga fillimi i pandemisë kanë gjeneruar të paktën 144 mijë tonë gjilpëra, shiringa dhe kontejnerë grumbullimi të përdorura për to.
Për më tepër, vetëm midis marsit 2020 dhe nëntorit 2021, Kombet e Bashkuara dërguan 87 mijë tonë veshje sanitare mbrojtëse. “Testet që janë përdorur për koronavirusin përmbajnë deri në 2 mijë e 600 tonë mbeturina shtesë dhe 731 mijë litra mbetje kimike. Maskat mbrojtëse për përdorim privat nuk janë përfshirë në vlerësime”, tha OBSh.
“COVID-19 e ka detyruar botën të merret me boshllëqet dhe aspektet e neglizhuara të rrjedhës së mbetjeve dhe mënyrën se si ne i prodhojmë, i përdorim dhe hedhim poshtë”, deklaroi Maria Neira, përgjegjëse për mjedisin, ndryshimet klimatike dhe shëndetin në OBSh.
Edhe para pandemisë, OBSh paralajmëroi se një e treta e të gjitha objekteve shëndetësore nuk ishin në gjendje të asgjësonin siç duhet mbetjet e tyre.
Top Channel