Vriten 2 policë në Gjermani/ Oficerët po kryenin një kontroll në rrugë kur u qëlluan për vdekje

01/02/2022 00:59

Dy oficerë policie janë qëlluar sot për vdekje në perëndim të Gjermanisë teksa ishin duke kryer një kontroll rutinë të një automjeti në autostradë.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 04:20 të mëngjesit kur oficerët kishin ndaluar një makinë pranë qytezës së Kusel në Rhineland-Palatinate, pranë kufirit me Francën.

Oficeri 29-vjeçar dhe oficerja 24-vjeçare u qëlluan për vdekje nga makina që kishin ndaluar për këtë ngjarje janë vënë në lëvizje të gjitha forcat e sigurisë në Gjermani për të kapur autoret. Rrugët në zonën ku ndodhi vrasja ishin të mbyllura ndërsa autoritetet kanë nxitur njerëzit të mos marrin pasagjerë gjatë udhëtimit, pasi të paktën një prej të dyshuarve është i armatosur.

Motivi vrasjeve ngelet i paqartë për autoritete të paktën deri tani, në këtë fazë të hetimeve. E përditshmja gjermane Bild tha se oficerët kishin dërguar dy mesazhe radio nga rruga ku ndodheshin.

Në të parin ata thonin se kishin ndaluar një automjet të dyshuar ku kishin zbuluar në bagazh një kafshë të ngordhur gjahu. Në mesazhin e dytë, pak pas të parit thuhej: “Po na qëllojnë!” dhe më pas kontakti ishte ndërprerë.

Top Channel