Trashësia e dëborës arrin në 30 cm, bllokohen disa fshatra në Elbasan

01/02/2022 11:58

Edhe Elbasani është përfshirë nga reshjet e dëborës.

Në Steblevë, Zabzun, Borovë,Sebisht janë bllokuar rrugët dhe nuk lëvizin makinat ndërsa deri tani ka arritur në 30 cm trashësia e dëborës.

Edhe nga shkalla e Lunikut e deri në Shupenzë janë të bllokuara.

ARRSH ka bërë me dije se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore në: Qafë Thanë-Kapshticë, Boboshticë-Dardhë, Korçë-Ersekë-Leskovik, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Tamarë-Vermosh, Dedaj-Razëm, Bogë-Theth, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, pa sjellë probleme me qarkullimin.

Ndër të tjera, theksohet se drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje për shkak të lagështisë në rrugë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA