Moti me reshje të dendura të dëborës ka përfshirë disa qytete të Shqipërisë në këtë ditë të parë të muajit.

Nga pamjet duket se “Rruga e Kombit” është e hapur dhe kontraktorët janë në terren me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës, ndërsa nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve.

ARRSH ka bërë me dije se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore në: Qafë Thanë-Kapshticë, Boboshticë-Dardhë, Korçë-Ersekë-Leskovik, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Tamarë-Vermosh, Dedaj-Razëm, Bogë-Theth, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, pa sjellë probleme me qarkullimin.

Ndër të tjera, theksohet se drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje për shkak të lagështisë në rrugë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA