Rëndohet situata në Bulqizë/ Bllokohen disa fshatra, trashësia e dëborës arrin në 40 cm

01/02/2022 11:28

Situata nga reshjet e dendura të dëborës është rënduar në Bulqizë.

Për pasojë, është bllokuar  njësia administrative Trebisht dhe një pjesë e fshatrave Zerqan, Ostren pasi trashësia e dëborës ka kaluar mbi 40 cm.

Reshjet kanë nisur në orët e para të mëngjesit. Rruga e Arbrit nga Peshkopia deri në Klos kalimi bëhet me zinxhirë, ndërsa baypasi në Qafën e Murrizit është i bllokuar, ndërsa kompania ndërtuese e rrugës po punon me 4 mjete borëpastruese për hapjen e saj.

Aksi Peshkopi – Kala e Dodës – Kukës kalimi bëhet me zinxhirë.

Aksi Peshkopi – Draj Reç – Kukës kalimi bëhet me zinxhirë.

Aksi Dibër – Librazhd kalimi bëhet vetëm me zinxhirë.

Gjatë natës nuk ka pasur mungesë të energjisë elektrike në asnjë nga zonat e thella.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA