Pas vendimit të Ministrit të Jashtëm Izraelit për të ndarë një fond të posaçëm për të ndihmuar refugjatët afganë në vendet tranzit, u koordinua me një sërë vendesh që kanë lidhje me marrjen e kësaj ndihme, si dhe me UNHCR dhe UNODC.
Ambasada e Izraelit në Tiranë, në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare IsraAid, po qëndron pranë afganëve të strehuar në një nga qendrat e caktuara në Shqipëri.
Izraeli nuk mund të qëndrojë duarkryq ndërkohë që Shqipëria hap dyert e shtëpisë së saj modeste për të akomoduar afganët që rrezikojnë jetën e tyre nën talebanët famëkeq.
Më 28 janar 2022, Ambasada tregoi mbështetjen e saj duke ndihmuar 87 afganë me rroba të ngrohta, materiale studimi (ngjyra për art dhe vizatim, enigma, plasteline dhe lojëra të tjera inteligjente) dhe lodra të ndryshme për fëmijët e çdo moshe që qëndrojnë në qendrën e akomodimit.
Ambasada e Izraelit është e lumtur që po ndihmon afganët në këtë moment të vështirë që po kalojnë.
IsraAid dhe organizata të tjera po mbështesin më shumë se 500 afganë me materiale edukative dhe mësimdhënie, punë në komunitet, trajnime profesionale dhe teknika të ndihmës së parë.
Donacioni shtesë i dedikuar i është transferuar UNHCR-së që do të përdoret si më poshtë për një sërë aktivitetesh, duke përfshirë:
Siguria ushqimore; shëndeti; siguria dhe mbrojtja; monitorimi i kufirit; vendndodhja dhe bashkimi i familjeve; strehimi; ujë dhe kanalizime; arsimi; trajnim për pavarësinë profesionale; rritja e ndërgjegjësimit për mundësitë lokale të punësimit dhe vetëpunësimit; partneritet me organizatat lokale të shoqërisë civile dhe Shoqatën e Fermerëve për të krijuar vende pune për refugjatët në bujqësi dhe ekonominë lokale.
Top Channel