Gjykata Kushtetuese ka shtyrë marrjen e vendimit për shkarkimin ose jo të Ilir Metës si president i Republikës së Shqipërisë, pas një seance maratonë.
Këshilltari ligjori i presidenti Bledar Dervishaj, menjëherë pas përfundimit të seancës tha se presidenti nuk është i shqetësuar. Ai shtoi se të enjten, ditën kur është caktuar të mbahet seanca përfundimtare, nuk do të ketë shkarkim pasi nuk ka çështje për shkarkim:
Kuvendit të vjetër i përfundoi mandati. Nuk ka shqetësime presidenti për asgjë. Kemi kërkuar përjashtimin për të gjithë trupën gjyqësore. Kemi deklaruar se do të ndjekim deri në fund këtë gjykim. Relatorja në këtë çështje është caktuar pa short. Vihet në dyshim anshmëria. Nëse Meta shkarkohet? Nuk ka shkarkim sepse nuk ka çështje për shkarkim.
Top Channel