Johnson: Rusia duhet të tërhiqet nga çfarëdo veprimi ushtarak në Ukrainë

01/02/2022 22:55

Kryeministri britanik Boris Johnson, ka deklaruar se Rusia duhet të “zmbrapset” nga çfarëdo veprimi ushtarak kundër Ukrainës, – duke theksuar se Britania do të qëndroj “përkrah” Kievit, shkruan BBC.

Gjatë një konference për media me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, kryeministri britanik tha se invazioni i Rusisë do të ishte “një katastrofë humanitare dhe politike” si dhe “katastrofë ushtarake”, transmeton Telegrafi.

“Koha është e rëndësishme”, tha ai duke akuzuar presidentin rus Vladimir Putin për kaosin e krijuar përgjatë vijës kufitare me Ukrainën.

Ai gjithashtu pranoi se Putin po tenton të minojë “përfitimet e mëdha”, që erdhën pas shembjes së murit të Berlinit në vitin 1989.

“Një seri e sanksioneve dhe masave tjera po përgatiten nëse këmba e ndonjë ushtari rus kalon në territorin e Ukrainës”, tha Johnson.

“Është e rëndësishme që Rusia të tërhiqet dhe të zgjedh rrugën e diplomacisë dhe besoj se një gjë e tillë është e mundur. Jemi pro angazhimit në dialog, por edhe sanksionet i kemi gati”, shtoi kryeministri britanik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA