Fiks Fare/ Gjyqtarja e shkarkuar nga KPK u ngatërron mbiemrin për 13 vite. Familja humb dëmshpërblimin nga shteti

01/02/2022 20:32

Ish qjyqtarja dhe prokurorja e Kukësit, Fahrije Vata për 13 vite me radhë ka bërë të njëjtat gabime më familjen Imeri duke i ndryshuar dhe tjetërsuar mbiemrin.

Ky ndryshim me apo pa dashje i mbiemrit të familjes u ka kushtuar atyre humbjen e dëmshpërblimit që do të merrnin nga shteti për pronat e tyre të përmbytura nga liqeni i Fierzës në Kukës.

Në Fiks Fare u ankua Afrim Imeri duke treguar se znj. Fahrije Vata ka qenë dy herë gjyqtare në çështjen e familjes Imeri dhe një herë  në rolin e prokurores.

“Historia fillon që me vendimin e çeljes së trashëgimisë së familjes sonë në vitin 1999. Xhaxhai ka bërë kërkesë padi për çelje dëshmi trashëgimie, në treshen e gjyqtarëve është Fahrije Vata. Gjykata vendos duke tjetërsuar mbiemrin e gjyshit tim Zeqir IMERI në Zeqir KURTI. Është gabuar me dashje sepse në të gjithë faqet e vendimit thuhet Imeri dhe në fund thotë Kurti. Nga Zeqir Imeri në Zeqir Kurti!!! ” shprehet Afrimi.

Sipas dokumenteve të depozituara pranë gjykatës nga Këshillit Qarkut Kukës thuhet mbiemri Imeri, dhe asnjëherë Kurti.  Çuditërisht shprehet denoncuesi  kjo gjyqtare kthehet sërish në një cështje tjetër të familjes Imeri,  për padinë e rivendosjes në afat. Edhe xhaxhai i Afrimit  bëri padi me mbiemrin Imeri, po çuditërisht dosja e këtij vendimi është zhdukur.  Këtë e konfirmon edhe gjykata e Kuksit me një shkresë. Përveç ndryshimit të mbiemrit të familjes Imeri edhe numri i kallëzimit penal del se është gabim. Gabime të cilat Prokuroria e Kukësit i konsideron lapsuse të znj. Vata.

Afrimi  kërkon ndihmën e Fiksit për të gjetur si është e vërteta, pasi sipas tij dikush ka përfituar duke dëmtuar familjen e tij. “S’na jepen dokumentet e dosjes, pasi është asgjësuar dosja pa baza ligjore” shprehet denoncuesi dhe në këto kushte i janë drejtuar më një kallzim prokurorisë për asgjesimin e dosjes pa baza ligjore nga ana e Gjykatës Kukës.

Asokohe pjesë e Prokurorisë Kukës ishte bërë edhe Znj. Vata pra nga ish qjyqtare kishte kaluar prokurore.   Kallëzimi  i familjes Imeri i ra prokurores Fahrije Vata për t’u hetuar.

Sërisht znj. Vata gabon sërish me mbiemerin duke e kthyer atë në Hasani.

“Kallëzimin e bëj unë, emri im është AFRIM IMERI. Prokuroria, lërë që nuk e heton, po edhe më tjetërson mbiemrin. Sikur të mos mjaftonte me të parat, abuzon me shkresën e Prokurorisë së Përgjithshme. Në vendim thotë denoncuesi Afrim Hasani, lindur në Has, banues në Yrshek, i ka dërguar një shkresë Prokurorisë së Përgjithshme, kallëzim 147/1. ” shton denoncuesi.  Tjetër gabim që të lë për të dëshiruar është se kallzimi  fillon me nr 438, por përfundom me nr 3438. Ndërkohë që denoncuesi cilëson se në vendimin e prokurores çuar me postë pas 4 muajsh tek ai,  mbi zarf duket qartë marrësi Afrim Zeqir Imeri. Pra prokuroja nuk gabon në shkrimin e mbiemrit të saktë mbi zarf, por në dokument po.Fiks Fare  kërkoi  nga Gjykata e Shkallës së Parë në Kukës informacion për problemin e familjes Imeri

Gjykata e Kukësit në përgjigjen e saj, sqaron se zonja Fahrije Vata ka ushtruar detyrën e ndihmës gjyqtares pranë kësaj gjykate për periudhën korrik 1994 deri ne qershor te vitit 2000.

Në lidhje me gabimet e mbiemrave, Gjykata thotë se në pjesën e dispozitivit të vendimit nr. 95 datë 09 prill 1999, konstatohet i vendosur mbiemri ‘Kurti’. Vendimmarrja dhe arsyetimi i vendimit është e drejtë e trupit gjykues të çështjes dhe rrugët e kundërshtimit apo korrigjimit të vendimeve civile të gjykatave përcaktohen saktë në Kodin e Procedurës Civile.

Për asgjësimin e dosjes, gjykata pohon se kërkesa civile me objekt çelje dëshmie trashëgimie, me kërkues shtetasin Avdi Ymeri është dërguar për ruajtje të përhershme në Arkivin Qendror të Sistemit të Drejtësisë  në Tiranë.

Kërkesa civile “Rivendosje ne afat”, me kërkues Avdi Ymeri, ruhet sipas afateve të përcaktuara në bazë të Urdhrit të Ministrit të Drejtësisë Nr. 4895/5, datë 01.11.2016.

Pra, dosja e rivendosjes në afat është asgjësuar. Por, sipas një  letërkëmbimi mes ankuesit dhe Ministrisë së Drejtësisë, kjo e fundit i shkruan se dosjet e pronave janë në ruajtje të përhershme. Gjykata e Kukësit ka vepruar në kundërshtim me udhëzimet në fuqi, duke e detyruar qytetarin që të kallëzojë penalisht veprimet e gjykatës në Prokurorinë e Kukësit. Por, edhe kallëzimi, ra në dorën e ish gjyqtares, Fahrije Vata.

Ndërkohë, Fiks Fare tentoi të komunikonte me prokuroren Fahrije Vata. Por në Prokuroinë e Kukësit iu konfirmua se prokurorja ishte me raport.  Kancelari i pyetur për ndryshimet e mbiemrit në kallzim nga Imeri në Hasani e shpjegon si gabime teknike.  Gazetarët e Fiksit u përpoqën të komunikojnë edhe vetë me prokuroren Vata por që nuk morën përgjigje prej saj.

Ndërkohë para disa ditëve Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli vendimin për shkarkim nga detyra të prokurores së Kukësit, znj Fahrije Vata. Vendimmarrja për shkarkimin u mor bazuar në problemet e gjetura me pasurinë.

Pas këtij vendimi, Prokuroria e Kukësit i ktheu përgjigje emisionit Fiks Fare lidhur me problemin e denoncuesit Afrim Imeri prokuroria sqaron se ish prokurores Vata denoncimi i qytetarit i ra me short elektronik. Ndërsa për sa i përket gabimeve në lidhje me mbiemrin dhe numrin e kallëzimit penal, të bëra nga  znj. Vata, prokuroria i konsideron lapsuse.

Por për këto lapsuse të zonjës Vata me mbiemrat e paditësve dhe të të kallzuarve, nga Hasani e Kurti, familja Imeri humbi dëmshpërblimin që i takonte nga shteti për pronat e tyre.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA