De Jong, optimist: Barça jo në momentin më të mirë, por më e bukura në botë

01/02/2022 00:20

Është në “syrin e uraganit”, por Frenkie de Jong mbetet i bindur se mund të demonstrojë nivelin më të lartë me fanellën e Barçës. Në një intervistë dhënë holandezët e “NOS Sports”, mesfushori ka analizuar sezonin e skuadrës “blaugrana”, të cilin tashmë e konsideron të dështuar.

“Ndonjëherë mbetem i befasuar, por unë ende mendoj të njëjtën gjë për Barçën. Nuk është më e mira për momentin, por është ende klubi më i bukur në botë,” siguroi holandezi. Një shenjë e qartë për vazhdimësinë e tij në “Camp Nou”, duke hedhur poshtë në njëfarë mënyra zërat për një largim të mundshëm.

Intervista, e realizuar një ditë pas humbjes në Kupë kundër Athletic Bilbaos, në San Mamés, ku de Jong e nisi nga stoli. “Në tre vjet nuk jam ulur pothuajse kurrë në stol. Është normale të ulesh në stol nja dy herë në sezon, ka kaq shumë ndeshje…”, shpjegon mesfushori.

De Jong është i vetëdijshëm se ka vend për përmirësim në nivelin personal për pjesën e mbetur të sezonit. “Mendoj se mund të tregoj më shumë. Ka pasur raste kur kam qenë në formë më të keqe, por mendoj se mund t’i jap shumë më tepër skuadrës.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA