Cenohet figura e Ismail Kadaresë, publikohet shkrimi homofob nën autorësinë e tij

01/02/2022 18:58

Vënia e autorësisë mbi një vepër homofobe është shembulli tipik i cenimit të figurës së një prej shkrimtarëve më të mëdhenj bashkëkohorë.

Ismail Kadare është një prej figurave që e bëjnë krenar kombin shqiptar me qindra libra të tij të botuar jo vetëm në  gjuhën shqipe, por edhe atë ndërkombëtare.

Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësuesi kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë.

“Kohë e çudirave” është poezia e shkurtër e botuar në portale nën autorësinë e Kadaresë, që në të vërtetë rezultoi të jetë përshtatur nga Hoxhë Valdet Kamberi.

Publikimi i tij solli reagim të madh nga të njohur dhe mbështetës të LGBTI-së, pasi në njërën prej vargjeve ironizohet se në kohën e sotme lidhjes mes dy gjinive i thonë civilizim.

Shkrimi solli gjithashtu reagimin e aktivistit të të drejtave të njeriut, biznesmenit shqiptar në Amerikë, Elton Ilirjani, i cili tha se mund të jetë një lajm i rremë nga portalet.

Ndërsa Lidhja e Shkrimtarëve u shpreh se emri i shkrimtarit shqiptar është keqpërdorur.

Shkrimi tregon një mendjengushtësi dhe që në vargjet e para kurrsesi nuk mund të lidhet me Kadarenë. Kjo ishte ulje e figurës së tij, ndërsa është një ndër shkrimtarët shqiptarë që u përpoq të shkruajë letërsi normale në një vend jonormal, siç ishte periudha e diktaturës.

Kujtojmë se ai është nderuar me shumë çmime ndërkombëtare, mes të cilëve çmimi “Man Booker Internationa”l në vitin 2005,  Çmimin “Princesa de Asturias” për Artet në vitin  2009 dhe Çmimi Jeruzalem”  në 2015-ën.

Shkrimi i plotë i publikuar:

KOHË E ÇUDIRAVE

Alkoolit i thonë pije.
Bixhozit i thonë fat.
Muzikës i thonë art.
Ezanit i thojn zhurëm.
Ryshfetit i thonë dhuratë.
Kamatës i thonë tregëti.
Përfitemet nga dredhira i thonë zgjuarsi.
Përzierjes mes dy gjinive i thonë civilizim.
Zbulimit i thonë elegancë.
Zhveshjes i thonë liri e modë.
Prostitucionit i thonë dashuri.
Martesës e keqja e domosdoshme.
Paturpësisë i thonë përparim.
Dyfytyrësisë i thonë politikë.
Urdhërimit për të mirë i thonë ashpërsi.
Ndalimit nga e keqja i thonë prapambeturi.
Abortit i thonë vdekje, ndërsa ai është mbytje.
NDËRRIMI I EMRIT NUK E BËN TË NDALUARËN TË LEJUAR.
Kërkojmë falje nga Allahu dhe tek Ai pendohemi.

Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi

 

FOTO GALERI
2/2

Top Channel