Një “mosmarrëveshje” në një autostradë në Miami që përfundon në përdorim arme është bërë publike nga Daily Mail.
Kamera e vendosur brenda makinës kapi momentin kur shoferi i saj nxjerr armën dhe fillon të qëlloi në drejtim të një shoferi tjetri që po ecte në rrugë.
Incidenti filloi kur 30-vjeçari Eric Popper vendosi t’i bllokojë rrugën një shoferi tjetër në autostradën Miami-Dade, ndërsa në sfond dëgjohej muzika brenda veturës.
Popper më pas shikon në pasqyrë për të parë reagimin e shoferit që i del përpara të cilin e ofendon.
Pasi makina tjetër kalon pranë tij dhe shoferi tjetër i godet mjetin me shishe, ai qëllon mbi të ndërsa është në ecje.
Nga kjo situatë askush nuk është lënduar, ndërsa Popper që punon si inspektor në Departamentin e Zjarrfikësve në Miami, tani akuzohet për rrezikim jete dhe nëse shpallet fajtor për të shtënat me armë, mund të qëndrojë prapa hekurave deri në 15 vite.
Top Channel