SHBA, pandemia shton vdekjet nga aksidentet rrugore dhe mbidoza

31/01/2022 19:00

Përgjatë gjithë periudhës së pandemisë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shënuar një rritje dramatike e aksidenteve rrugore dhe një numër rekord mbidozash të drogës.

Duket se tek shumë amerikanë po vihen re sjellje të rrezikshme këtë periudhë.

Ka një efekt nga pandemia që po shfaqet në mënyrën se si paraqitemi në punë, familje, ngarjen e makinës, dhe sigurisht vendimet që marrim kur kemi zgjedhjen për të konsumuar substanca të dëmshme për shëndetin”, tha për VOA-n Jane Terry nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë.

Më shumë se 38 mijë vetë kanë humbur jetën nga aksidentet rrugore në Shtetet e Bashkuara gjatë vitit të parë të pandemisë. Kjo është shifra me lartë që prej vitit 2007.

Autoritetet kanë vënë re se më pak vetë e përdorin tani rripin e sigurisë, ndërsa normat e shpejtësisë në rrugë janë më të larta.

Po kështu, ka një përdorim më të madh të substancave që ndikojnë në mënyrën se si njerëzit ngasin makinën dhe rreziqet ndaj të cilëve ata ekspozohen në rrugë, janë më të shumta. Pandemia ka rritur pasigurinë e vendit të punës dhe atë ekonomike për shumë amerikanë.

Ajo ka ndikuar edhe në marrëdhëniet ndërpersonale. Një numër rekord njerëzish, mbi 96 mijë, vdiqën nga mbidoza në Shtetet e Bashkuara në vitin 2021.

“Kjo është një rritje prej 30 për qind krahasuar me vitin e paraprak. Duket se disa njerëz, të cilët nuk kishin probleme më parë, përjetuan nivele kaq të larta të stresit sa u detyruan të përdornin substanca për ta përballuar atë”, thonë psikologë vendas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA