Ashtu si në takimet e sezonit të kaluar, Mevlani nuk i kursen surprizat romantike për vajzat me të cilat del në takim.

Në një xhiro buzë detit, nën pamjen mahnitëse të perëndimit, Mevlani doli këtë herë me Efin, për të cilën ka shprehur pëlqim që kur u bë pjesë e këtij sezoni të “Për’puthen”.

Këngëtari nuk i kurseu komplimentet për Efin. “Ti je afër perfeksionit, defektet nuk t’i shoh”, i tha ai.

Më tej, Efi u surprizua me një darkë, por as këtë herë nuk mungon arushët, që Mevlani ua dhuroi dhe konkurrenteve të sezonit të kaluar.

Ndërkohë, Efi shprehu rezervat e saj, duke thënë se nuk është e sigurt nëse konkurrenti është real në deklaratat që bën.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA