Sot Sali Berisha e ka bërë fakt koalicionin me Lëvizjen Socialiste për Integrim për zgjedhjet e 6 marsit. Koalicioni quhet “Shtëpia e Lirisë” , ndërsa pritet që ende të bashkohen parti të tjera në këtë koalicion.
Këtë e konfirmoi në Top Talk edhe anëtari i grupit të Rithemelimit të PD Arben Ristani i cili tha se ende vijon bisedimi edhe me parti të tjera.
I pyetur se çfarë konsiderohet fitore dhe çfarë humbje për këtë koalicion në zgjedhjet e 6 marsit, Ristani nuk dha një përgjigje, por tha se nuk do e habiste një tërheqje e mundshme e kreu të PD Lulzim Basha nga këto zgjedhje.
Ristani: Unë besoj që ne jemi shumë konkurrues dhe me shumë mundësi mund të fitojmë në Shkodër , të njëjtën gjë mund të them për Dibrën, Durrësin . Lushnja ka një kandidat shumë të mirë .
Tani Basha është pakicë ekstreme, për mua me shumë mundësi mund të ketë dhe ndonjë tërheqje në ndonjë moment të caktuar . Këtë e them nga praktika, nga ajo që ka ndodhur më përpara, Basha e ka problem përballjen. Gjithmonë i ka ikur zgjedhjeve me përjashtim të atyre momenteve kur ka bërë pazaret në tavolinë siç ishte 2017. Ai nuk ka as kandidat për të zgjedhur, nuk e mbështet njeri, është një pakicë ekstreme brenda nesh.
Top Channel