“PD s’mund të përfundojë në parti ambasadash”/ Këlliçi: Basha ka 4 vite që nuk shkel në tokë amerikane

31/01/2022 21:59

Ish kreu i FRPD, i atashuar tashmë në krah të Sali Berishës, Belind Këlliçi duke komentuar atë se çfarë ambasadorja e shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim tha pas takimit të fundit që pati me kreun e PD Lulzim Basha, u shpreh se PD rrezikon të përfundojë në parti ambasadash.

Këlliçi tha në Open se pavarësisht respektit të madhe që ka për Amerikën, kjo gjë mund të ndodhë shumë shpejt, ndërsa tha se vetë Basha ka 4 vite që nuk shkel në tokë amerikane.

Këlliçi: S’do të doja që PD të përfundonte në parti ambasadash. Kam shumë respekt për SHBA, aleanca me ta është shumë e rëndësishme, po Basha ka 4 vite që nuk shkel në tokë amerikane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA