Shkelet armëpushimi në Liban, sulme të rënda izraelite, të paktën 13 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla, ka ndarë në emisionin “Politiko”, një nga momentet më të sikletshme të saj, në kohën kur ishte ministre e Arsimit.
Etiketimet e ish-Kryeministrit Sali Berisha, në kohën kur e thërriste “ndrikull Nikolla”, i ka cilësuar si një moment të vështirë.
“Komunikimin e shoh si një pikë të fortë, nuk kam pengesa me askënd, as me Berishën, por sigurisht që një moment i vështirë komunikimi, ishte kur Berisha më thërriste “ndrikull”. Për fat të keq, lufta politike në Shqipëri përqendrohet në denigrime të figurës dhe personalitetit”, u shpreh Nikolla.
Kryetarja e Kuvendit shtoi më tej se askush nuk ka ndjerë nga Edi Rama, sulme denigruese si ato të bëra nga ish-Kryeministri Sali Berisha.
Nga ana tjetër, Nikolla tha se nuk ka ditur asgjë, para shpalljes “non grata” të Sali Berishës, duke mohuar çdo aludim.
Drejtuesja e Kuvendit, u ndal edhe në një ftesë të saj nga Lezha, kur nënvizoi se “Ftesa ime ishte që Sali Berisha të dilte në pension politik”.gazetashqip
Top Channel