Zonja e Parë e Shqipërisë njëherësh edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i është bashkuar sfidës kushtuar profesorit nga Vushtrria, Lulzim Pacit.

Ajo ka shpërndarë një video në Instagram, duke vallëzuar bashkë me Floida Kërpaçin, teksa valëvit flamujt e vegjël kuq e zi.

Nismës për profesorin Paci i janë bashkuar edhe shumë personalitete tjerë të njohur shqiptarë. Adriana Matoshi, Dafina Zeqiri, Ermal Fejullahu, Adelina Ismaili, Labinot Tahiri, janë disa prej  yjeve që kanë shprehur mbështetjen e tyre.

Profesori Lulzim Paci u bë viral përmes videove të publikuara në rrjetin e tij social në Tik Tok, ku ka shprehur pasionin e tij për vallëzimin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Monika Kryemadhi (@monika.kryemadhi)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA