Kërkimi i jetës në Mars nuk është i lehtë, e kjo jo vetëm për shkak të largësisë së tij, por edhe kushteve jo fort mikpritësë të natyrës atje.
Por ka disa vende në Tokë të cilat mund të ndihmojnë të krijohet një ide sesi mund të ketë arritur të zhvillohet jeta në kushtet e ashpra të planetit të kuq, edhe nëse jo tani, të paktën në një moment të caktuar të historisë së tij 4.5 miliardë.
Shkencëtarët kanë studiuar mikrobet që mbijetojnë në një nga vendet më helmuese në Tokë – një liqen i nxehtë, toksik, acid në një krater vullkanik në Kosta Rika.
Mënyrat se si këto mikrobe përshtaten me mjedisin e tyre të zjarrtë tregojnë ndoshta sesi mikrobet mund të kenë jetuar dikur në Mars.
“Një nga zbulimet tona kryesore është se brenda këtij liqeni vullkanik ekstrem, ne gjetëm disa lloje mikroorganizmash. Besojmë se ata kanë arritur të mbijetojnë në skajet e liqenit kur ndodhin shpërthime. Kur ke një grup relativisht të gjerë genesh, kjo do ishte vërtet e dobishme”, tha astrobiologu Justin Wang nga Universiteti i Kolorados Boulder.
Liqeni Caliente siç njihet ndryshe ndodhet në kraterin e vullkanit aktiv Poás në Kosta Rika. Ai është një nga liqenet më te rrezikshëm në botë, me një shtresë squfuri të lëngshëm që noton përgjatë fundit dhe shpesh gjeneron shira e mjegulla acidike lokale.
Përveç kësaj, uji është i mbushur me metale toksike, por e megjithatë, nuk është krejtësisht i pabanuar pasi aty ka specie mikrobesh që arrijnë të jetojnë edhe në mjedise acide.
Top Channel