Kërkohet samit kombëtar kundër vetmisë në Gjermani

31/01/2022 09:55

Pas një studimi të publikuar nga Ministria e Familjes në Gjermani, ku del në pah rritja e madhe e vetmisë tek të moshuarit gjatë pandemisë, bëhet thirrje për një samit kombëtar kundër vetmisë.

Shoqata Sociale e Gjermanisë, (SoVD) kërkon një samit kombëtar kundër vetmisë. “Politika nuk duhet të vazhdojë të bëjë sehir, kur pjesë të mëdha të popullatës po vetmohen gjithnjë e më shumë nga pandemia Corona, deklaroi presidenti i SoVD, Adolf Bauer në Berlin.

Të premten (28.01.) Ministria e Familjes publikoi një studim, sipas të cilit njerëzit e moshuar vuajnë shumë më shpesh nga vetmia për shkak të pandemisë së Coronës. Numri i 80-vjeçarëve që janë deklaruar në studim se janë të vetmuar është më shumë se 12%, gati dy herë më shumë se në vitet e mëparshme. Vetmia shtohet në pjesën e fundit të jetës. 22% e personave në moshën mbi 90 vjeç thonë se janë të vetmuar. Gratë janë dy herë më të prekura se burrat.

Por të vetmuar ndjehen edhe grupmosha të tjera. Në një studim të publikuar nga Universivetit Bochum në dhjetor, edhe njerëz në moshë të re ndjehen të prekur nga vetmia, më shumë se para 40 vjetësh, thuhet në studim. Corona e ka forcuar këtë. “Disa studente e studentë janë më semestrin e tretë por nuk kanë shkelur asnjëherë në universitet”, është shprehur drejtuesi i Shërbimit Telefonik për Ndihmë Shpirtërore të qytetit Bremen, teologu evangjelist Peter Brockmann. Jeta sociale e të rinjve në pandemi është kufizuar ndjeshëm.

“Strategji kundër vetmisë”

Ministrja e Familjes, Anne Spiegel, Të Gjelbrit është shprehur, se “si shoqëri ne nuk duhet të harrojmë këtë”. Ajo bëri të ditur një “strategji kundër vetmisë”. Përveç kësaj, qeveria e koalicionit kërkon që të nxisë më shumë të ashtuquajturin “komunitete të përgjegjshme”, që të përfshijnë modele jetësore për moshën e thyer.

“Nevojë urgjente për një samit kombëtar kundër vetmisë”

Që në fund të vitit 2020, SoVD kishte tërhequr vëmendjen për këtë problem në një ekspertizë të saj, ka theksuar Adolf Bauer, shkruan agjencia gjermane e lajmeve, DPA. “Por që atëherë nuk është bërë asgjë. Vetmia gjendet në të gjitha shtresat e popullsisë dhe mosha. Politika duhet të veprojë tani, ne kemi nevojë urgjente për një samit kombëtar kundër vetmisë.”

Duhet të veprohet kundër “vazhdimit të izolimit social dhe përjashtimit social të shtresave të caktuara të popullsisë”, kërkoi presidenti i Shoqatës Sociale. “Sepse që para pandemisë së Coronës më shumë se 4 milionë gjermane kanë qenë shpesh të vetmuar ose shumë të vetmuar”. Madje çdo i pesti individi nuk ndjehet pjesë e shoqërisë. “Kjo është një shenjë alarmi për përçarjen e mëtejshme të shoqërisë, dhe në plan afatgjatë mund të çojë në rrezikimin e demokracisë.”

Studiuesi i neurologjisë, Manfred Spitzer e përshkruan për agjencinë kna vetminë si rrezik. Vetmia të sëmur, thotë ai. “Ndjenjat e vetmisë mund të jenë po aq të forta sa dhimbjet e mëdha.”

Që kjo temë po kalon gjithnjë e më shumë në politikë vihet re në vitet e fundit. Politikanja e CDU-së, Diana Kinnert në një libër të publikuar fundvitin e kaluar “Vetmia e re” shkruan se komuniteti po shkatërrohet gjithnjë e më shumë dhe “njeriu po bëhet një argonaut i izoluar, që në kapsulën e tij hapësinore lëviz i humbur në rrymat e kohës moderne.”/DW

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA