Antonela Berisha, e cila u bë e njohur nga programi i dashurisë Për’puthen dhe më pas mori pjesë në Big Brother VIP do të jetë pjesë e Sanremo 2022.
Ajo ka publikuar detajet në një postim në rrjete sociale pasi lajmi doli në mediat italiane.
“Kumbara e javës do të jetë ylli ndërkombëtar Antonela Berisha, prezantuesja shqiptare pjesëmarrëse në edicionin e fundit të Big Brother VIP e cila është zhvendosur në Itali që prej vitit 2010 dhe më pas është kthyer në atdhe në vitin 2019 pas diplomimit për të drejtuar programe të suksesshme dhe për t’u bërë ikonë mode dhe në rrjete sociale. Tashmë showgirl-ja bukuroshe është gati të magjepsë edhe audiencën televizive italiane, duke nisur nga të ftuarit e Sanremo 2022”, thuhet në shkrim.
Festivali i muzikës Sanremo do të nisë të martën më 1 shkurt dhe do të përfundojë të shtunën më 5 shkurt. Mbetet për tu parë se si do të duket Antonela në këtë rrugëtim të ri.
Top Channel