Pjesa jugore e gadishullit të Karaburunit është përfshirë nga flakët prej disa orësh dhe zjarri ende nuk është neutralizuar ende.

Flakët po djegin shkurret në zonën pranë antenave të kompanive celulare.

Në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit e Himarës, të ndihmuar dhe nga ata të Vlorës. Specialistët e zonave të mbrojtura shprehen se zjarri nuk rrezikon pyjet, pasi maja e malit është e mbuluar nga bora, që do të ndihmojë në shuarjen e flakëve.

Gjatë verës Gadishulli i Karaburunit u pushtua nga flakët.

Për 15 ditë në muajin gusht u shkrumbuan rreth 4800 hektarë me pyje shkurre. Zjarret dëmtuan edhe habitatin e kafshëve.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA