Escobar takon Vjosa Osmanin, në qendër diskutimi për marrëdhëniet Kosovë-Serbi
31/01/2022 16:32
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak dhe emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar kanë filluar takimin me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin.
Takimi është i përbashkët e pritet të diskutohet rreth dialogut e zhvillimeve të fundit sa i përket marrëdhënieve Kosovë – Serbi.
Në orën 17:05 të dërguarit e SHBA-së dhe BE-së do të takojnë Kryeministrin Albin Kurti.
Top Channel