Elbasan/ Arrestohet një person, një tjetër procedohet penalisht. Ja për çfarë akuzohen

31/01/2022 12:07

Një 30-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Elbasanit pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

I riu i identifikuar me inicialet B.B., akuzohet për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Nga specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Gramsh është proceduar penalisht për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, shtetasi M. N., 54 vjeç, banues në Belsh, pasi është kapur në fshatin Drizë, duke transportuar me një mjet tip “Benz”, lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti dhe lënda drusore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA