DËRVENGRAD (AA) - Dërvengrad (Kustendorf), i njohur gjithashtu si Meqavnik, është një fshat tradicional në Serbinë perëndimore, në zonën e Zllatiborit, i vendosur afër fshatit Mokra Gora në kryqëzimin e maleve Zllatibor dhe Tara. Me pamjen dhe autenticitetin e tij, fshati tërheq vëmendjen e vizitorëve të shumtë nga vendi dhe jashtë saj. ( Adnan Idriz - Anadolu Agency )

Dërvengrad (Kustendorf), i njohur gjithashtu si Meqavnik, është një fshat tradicional në Serbinë perëndimore, në zonën e Zllatiborit, i vendosur afër fshatit Mokra Gora në kryqëzimin e maleve Zllatibor dhe Tara. Me pamjen dhe autenticitetin e tij, fshati tërheq vëmendjen e vizitorëve të shumtë nga vendi dhe jashtë saj.

Fshati u themelua dhe u ndërtua në kodrën Meqavnik nga regjisori Emir Kusturica për xhirimet e filmit “Jeta është mrekulli” në vitet 2003 dhe 2004, sipas Anadolu Agency (AA).

Dërvengrad, që në kuptim do të thotë “Qyteti prej druri”, është një fshat tradicional në formë dhe strukturë qyteti. Në njërin skaj është porta e hyrjes, nga ku fillon rruga kryesore dhe shtrihet deri në skajin tjetër ku ndodhet një kishë ortodokse prej druri. Në pjesën qendrore të fshatit ndodhet një shesh, i shtruar me blloqe druri dhe pragje druri të prera dhe i rrethuar me shtëpi prej druri.

Rrugët e fshatit janë emëruar sipas personave të famshëm të kulturës, shkencës dhe sportit. Një rrugë në fshat mban emrin e tenistit serb me famë botërore Novak Gjokoviq, ndërsa një tjetër mban emrin e Ivo Andriqit, shkrimtarit jugosllav dhe laureatit të Nobelit në letërsi.

Sheshi në fshat mban emrin e futbollistit legjendar argjentinas Diego Armando Maradona.

Një juri ekspertësh e Fondacionit të Brukselit për Arkitekturë “Philippe Rotthier” në vitin 2005 e shpalli këtë punë të regjisorit Kusturica si arritjen më të mirë arkitekturore në tre vitet e kaluara.

Që nga viti 2008, fshati ka organizuar Festivalin vjetor të Filmit dhe Muzikës Kustendorf, ku prezantohen filma dhe muzikë nga e gjithë bota.

Në vitin 2010, fshati u vizitua nga aktori me famë botërore Johnny Depp.

Regjisori Emir Kusturica e përshkruan fshatin Dërvengrad me fjalët: “Kam shpikur një qytet që duket se ka qenë gjithmonë i banuar, ndërsa në fakt, kurrë nuk ka qenë i banuar”.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA