Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se ka nisur asgjësimi i të dhënave të zgjedhësve të zgjedhjeve të shkuara si dhe materialet zgjedhore.
Celibashi sqaroi se ky proces do përmbyllet për 10 ditë për të pasur kohë për nisur përgatitjet për zgjedhjet e 6 Marsit. Më parë ka treguar që ky proces do të bëhej gjatë muajit shkurt, por zgjedhjet e 6 marsit bënë që të përshpejtohej procedura.
“Ne sot fillojmë me procesin e asgjësimit të të dhënave në pajiset që janë përdorur për identifikimi e zgjedhësve dhe do fillojë ky proces për asgjësimin e të dhënave në server. Kjo mund të përfundojë për 10 ditë.
Ajo është e rëndësishme, kemi marrë masat që ky proces të jetë i sigurt. Kemi marrë masa që këto të dhëna të ruhen dhe është e pamundur që të ketë përvetësim të këtyre të dhënave. Dhe nëse këto të dhënat mund t’i përfitojë dikush janë krejtësisht të palexueshme nga një palë e tretë”, tha Celibashi.
Ndër të tjera zbuloi se kanë marrë miratimin e të gjithë partive politike për të zhvilluar votimin elektronik në Vorë.
Top Channel