Pasi u përpoq të jetonte në Gjermani, e më pas në Kroaci, Stipe Pleic iu kthye shtëpisë së tij të vjetër prej guri në një fshat në jug të Bosnjes. Ai zbuloi serialin tejet popullor televiziv, “Vikingët”, dhe personazhin karizmatik
Ragnar Lothbrok i cili u kthye në një frymëzim aq të madh për 57 vjeçarin, sa e nxiti të ndryshonte stilin e jetesës për t`ia përshtatur atij te luftëtarëve të dikurshëm skandinavë. Ai ka ndryshuar dhe emrin e tani kërkon që të njihet si Ragnar Kavurson, një referencë si për emrin e vendlindjes së tij gjatë epokës osmane dhe fjalën për “i pabindur”.
“Kam kohë të lirë plot, sepse jetoj vetëm këtu. Po shikojë serialin Vikingët dhe pashë sesi Ragnar përdorte sëpatën, dhe desha të bëj dhe unë të njëjtën gjë. Vikingët ishin fermerë që herë pas here nisnin fushata pushtimesh e grabitjesh. Thika dhe sëpata ishin armët e tyre kryesore. Më pëlqejne sëpatat, më qetëson kur merrem me to. Vendos diçka nga vetja ime në secilën prej tyre…”
Pelic nuk sheh asgjë të keqe në këtë mes. Ai thotë se në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, hedhja e sëpatës është sport. Është një disiplinë që rekomandohet nga psikiatrët për të ndihmuar pacientët e tyre të relaksohen, dhe në fakt, ka vërtet efekt shumë qetësues, thotë 57 vjeçari.
Top Channel