Dejan Kulusevski dhe Rodrigo Bentancur janë goditjet e Tottenham në merkaton e janarit.
Klubi londinez ka arritur akordin e dyfishtë me Juventusin, dhe tani po fokusohet te merkato në dalje.
Një emër që pritet të largohet është Dele Alli. Mesfushori ofensiv pëlqehet nga Milani. Gazzetta dello Sport raporton se kuqezinjtë po tentojnë të marrin lojtarin anglez në huazim deri në fund të sezonit.
25-vjeçari nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje në Premier League në vitin 2020, teksa në total këtë sezon numëron dy gola dhe një asist në 1042 aktivizim në të gjitha kompeticionet.
Antonio Conte nuk e ka në plane Dele Allin (37 ndeshje dhe 3 gola me kombëtaren angleze) dhe Milani po tenton të përfitojë, për t’i dhuruar trajnerit Pioli një përforcim të rëndësishëm.
Top Channel