Tragjike në Itali, COVID vijon të marrë “ëngjëj”, ndërron jetë 2-vjeçarja

30/01/2022 15:06

Një vajzë vetëm dy vjeç e prekur me COVID ndërroi jetë në Itali.

Ginevra, me origjinë nga Mesoraka e Kalabrisë, ishte në spital në gjendje të rëndë me temperaturë të lartë dhe probleme të frymëmarrjes për shkak të pneumonisë, sipas mediave italiane.

Ajo u transferua në Romë me aeroplan në aeroportin Ciampino dhe prej andej shkoi në spitalin pediatrik “Bambino Gesù”.

Port pas gjithë përpjekjeve, vajza e vogël u përkeqësua dhe mjekët nuk mund të bënin asgjë më.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA